Kurti për herë të parë “sy më sy” me Ana Bërnabiq në samitin e Londrës

Aktuale

Kurti për herë të parë “sy më sy” me Ana Bërnabiq në samitin e Londrës

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:06
Albin Kurti dhe Ana Bërnabiq

Samiti i Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër do të nisë punimet nesër.

Aty pritet të merr pjesë edhe Qeveria e Kosovës, por ekonomistët po thonë se ekzekutivi ka shkuar pa ndonjë plan konkret për të siguruar fonde.

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka deklaruar se nuk duhet të priten efekte pozitive nga dimensioni drejtimin ekonomik.

“Mirë që do të jemi aty, por është shumë me rëndësi që do të promovohet Kosova me një qasje pak më ndryshe nga e kaluara dhe ndoshta takimet e radhës do të jemi shumë më të përgatitur që të prezantojmë projekte konkrete”, ka deklaruar ai.

Nga kabineti i kryeministrit, Albin Kurti, nuk kanë bërë të ditur me çfarë kërkesa për investime do t’i drejtohen BERZH-it këtë vit.

Megjithatë, në kryeqytetin britanik do të takohen për herë të parë shefi i ekzekutivit Albin Kurti me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat