Mbahet tryeza e AAK-së për taksën 100%

Aktuale

Mbahet tryeza e AAK-së për taksën 100%

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 06:53
Ilustrim

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 përqind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas njoftimit të AAK-së, pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit, si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

Tryeza mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat