Analisti politik: Ja pse ra PAN-i nga pushteti, s’ka gjasa të kthehet në pozitë pa ndodhur kjo gjë...

Aktuale

Analisti politik: Ja pse ra PAN-i nga pushteti, s’ka gjasa të kthehet në pozitë pa ndodhur kjo gjë...

Nga: N.Sh. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:01
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Analisti politik Fadil Lepaja, ka treguar se se pse opozita e tanishme ka ra nga pushteti.

Lepaja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përveç për shkak të korrupsionit, autoritarizmit dhe lidhjeve me krimin, por edhe për shkak të mundesës së krativitetit.

Ai thotë se nuk ka gjasa që ajo të rikthehet në pushtet duke kopjuar metodat ashtu si kopjohen doktoraturat e masteret.

Sipas tij, duhet të reformohen rrënjësisht, fillimisht duke ndërruar figurat, duke ndërruar qëllimet dhe retorikën.

Ai shton se opozita e sotme, mund të jetë qeveria e nesërme nëse arrinë me e bindë qytetarin se është e gatshme të shërbej e jo të sundpjë me egërsi, grykësi dhe për interesa.

Postimi i plotë:

PËR NJË OPOZITË KREATIVE, JO KOPJE!

Opozita, e tashme ra nga pushteti, përpos për shkak të korrupsionit, autoritarizmit, dhe lidhjeve me krimin, edhe për shkak të mungesës së kreativitetit. Njëzet vjet me të njejtat fjalë, me të njejtat figura dhe me të njejtën arrogancë të cilën më edhe fëmijtë nuk e duronin.

Nuk ka gjasa që ajo të rikthehet në pushtet duke kopijuar metodat ashtu si kopijohen sot doktoraturat e masterat. Duhet të reformohen rrënjësisht, fillimisht duke ndërruar figurat, pastaj duke ndërruar qëllimet, dhe së fundmi edhe retorikën. Nuk mund të jetë vetëm pushteti qëllim.

Opozita e sotme, mund të jetë qeveria e nesërme nëse arrinë me e bindë qytetarin se është e gatshme të shërbej, e jo të sundojë me egërsi, grykësi dhe për interesa të ngushta.

Pra, opozita duhet të bëhet kreative, origjinale, e pëlqyeshme dhe jo kopje.

Ajo duhet të fillojë rrugën e rikthimit në pushtet, fillimisht duke e pastruar oborrin e saj, pastaj mundet të kritikojë qeverisjen e cila veç sa e ka filluar punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat