Dalin pamjet, pas Shqipërisë, edhe në Londër Rama e Kurti të ftohtë në përshëndetje

Aktuale

Dalin pamjet, pas Shqipërisë, edhe në Londër Rama e Kurti të ftohtë në përshëndetje

Nga: N.Sh. Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:42
Edi Rma dhe Albin Kurti

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri, ku duarshtrëngimi ishte i ftohtë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një gjë e tillë është përsëritur edhe sot në Londër, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku po marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duarshtringimi i Ramës me Kurtin nuk ishte edhe aq i fortë.

Ata i përshëndetën zakonshëm, sikurse një përshëndetje me dikë që nuk ta don zemra.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video, ku ai shihet duke i shtrënguar duart me pjesëmarrësit e këtij samiti, pjesë e së cilit është edhe kryeministri Albin Kurti dhe homologia e tyre serbe Ana Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat