Dalin rezultatatet e analizave për pacienten e dyshuar me koronavirus

Aktuale

Dalin rezultatatet e analizave për pacienten e dyshuar me koronavirus

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:10
QKUK

(E plotësuar) - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më të marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një paciente të dyshimtë në sëmundjen Koronavirus COCID-19.

Pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH;

Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve. Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm.

Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor.

Të gjitha institucionet shëndetësore janë të përgatitura për përballje me shfaqjen e sëmundjes.

***

Edhe një person tjetër gjendet në Klinikën Infektive të QKUK’së duke u trajtuar me dyshimet për infektim me virusin kinez coronavirus. Bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer nga Italia ku ishte për një vizite disa ditore. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, tha se për shkak të disa simptomave, pacientja ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për momentin në Infektive kemi një rast qe është spitalizuar pas mesnate. Është një paciente ka qenë në udhëtim në Itali. Dhe meqenëse ka ethe kollitje të lehtë ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe në për çështje të sigurisë e kemi izoluar pacienten. Po presim rezultatet”, tha ajo.

Ajo tha se momentalisht gjendja e pacientes është e mirë.

“Gjendja shumë e mirë prej momentit të spitalizmit, nuk ka pasur temperaturë. Është me terapi simpomatike. Momentin që del negativ pacientja do lëshohet në shtëpi”,  tregoi ajo.

Image
Lindita Ajazaj Berisha

Sa i përket gjendjes me grip sezonal Ajazaj-Berisha tha se është nën kontroll.

“Gripi sezonal është nën kontroll, kemi një rast të rendë por është duke u menaxhuar”, tha ajo.

Vitia: Një rast i dyshuar me koronavirus, në pritje të rezultateve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se momentalisht në QKUK është duke u trajtuar një rast i dyshimtë me koronavirus, por sipas tij bëhet fjalë për grip.

Ai tutje ka shtuar se nuk duhet alarmuar dhe janë në pritje të rezultateve.

“Mundësia që të paraqiten raste me koronavirus në Kosovë janë reale, mirëpo jemi duke u përgatitur që të marrim masat e nevojshme. Në infektive është paraqitur një rast i dyshuar, por që nuk duhet alarmuar shkak se dyshohet vetëm për grip”, ka thënë ai.

Ministri ka folur edhe për karantinat në rast se paraqitet nevoja për to ku ka thënë se janë ende në shqyrtim të lokacioneve dhe se nuk ka diçka konkrete.

Ai ka folur edhe për sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe ka thënë se është dërguar kërkesë që të bëhen kontrollime dhe ekzaminime të rasteve, megjithatë ka potencuar se nuk ka vend për shqetësime për momentin.

***

Një person i dyshuar me koronavirus gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ai tha se brenda dy orësh do të dihet rezultatet lidhur me rastin.

I pari i Shëndetësisë nuk dha detaje më tutje.

Edhe të shtunën ka qenë një rast i dyshuar, por që rezultatet ishin negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat