Alma Lama: Kujdes me “taksën”, ja pse Serbia po e quan të tillë

Aktuale

Alma Lama: Kujdes me “taksën”, ja pse Serbia po e quan të tillë

Nga: A.ZH Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:25
Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, ka kërkuar kujdes me përdorimin e termit “taksë” dhe “tarifë”.

Ajo ka thënë se Kosova nuk ka vendosur taksë ndaj Serbisë, por tarifë doganore, përcjell Bota sot.

Lama ka theksuar se Serbia është e interesuar që ta quajë “taksë”, pasi sipas saj, ajo e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Postimi i Lamës në Facebook:

Kujdes me termat!

Kosova nuk ka vendosur taksë ndaj Serbisë, por tarifë doganore. Tarifa është një taksë që vendoset për mallrat e importit dhe eksportit nga një vend tjetër.

Tarifë vendos një shtet për mallrat që hyjnë nga shteti tjetër, ndërsa taksa vendosen edhe brenda një shteti.

Serbia është e interesuar ta quajë “taksë”, sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërsa përfaqësuesit e Kosovës duhet të përdorin vetëm termin “tarifë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat