Edhe Konjufca përballë Daçiqit në Zagreb

Aktuale

Edhe Konjufca përballë Daçiqit në Zagreb

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:49
Konjufca po merr pjesë në Konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Konferencën “Nga Selaniku në Zagreb”.  Në konferencë po marrin pjesë kryediplomatët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Konjufca ka qenë për herë të parë prezent në njëjtën ngjarje ku ka qenë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Konjufca ka njoftuar se në fjalimin e tij ka theksuar se Kosova do të bëjë reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian.

Po ashtu Konjufca thotë se disa nga qëllimet e Qeverisë së re të Kosovës janë fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë.

 “Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca tregoi që ka kërkuar të vendim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën dhe ka shprehur qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe qeverisë së re lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat