Ja nga cili shtet ka ardhur pacientja e dyshuar me coronavirus

Aktuale

Ja nga cili shtet ka ardhur pacientja e dyshuar me coronavirus

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:55
Foto

Në Klinikën Infektive në QKUK është duke u trajtuar një rast i dyshimtë me coronavirusin.

Personi i dyshuar me coronavirusin ishte kthyer nga Italia ku ishte për një vizite disaditore.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se për shkak të disa simptomave pacientja ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për momentin në Infektivë kemi një rast që është shtrirë pas mesnate. Është një paciente ka qenë në udhëtim në Itali. Dhe meqenëse ka ethe kollitje të lehtë ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe në për çështje të sigurisë e kemi izoluar pacienten. Po presim rezultatet”, tha ajo.

Ajo tha se momentalisht gjendja e pacientes është e mirë.

“Gjendja shumë e mirë prej momentit të spitalizmit, nuk ka pasur temperaturë. Është me terapi simpomatike. Momentin që del negativ pacientja do lëshohet në shtëpi”,  tregoi ajo.

Sa i përket gjendjes me gripin sezonal Ajazaj-Berisha tha se është nën kontroll.

“Gripi sezonal është nën kontroll , kemi një rast të rendë, por është duke u menaxhuar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat