Haradinaj: Në rast të largimit të taksës, bizneset rrezikojnë të mbyllen

Aktuale

Haradinaj: Në rast të largimit të taksës, bizneset rrezikojnë të mbyllen

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:04
Ramush Haradinaj

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot në Deçan ka vizituar një biznes familjar, i cili merret me kultivimin e perimeve në serra.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, në rast se taksa hiqet ky biznes rrezikon të mbyllet.

Postimi në Facebook:

Sot në Deçan, së bashku me kryetarin Bashkim Ramosaj, vizituam biznesin familjar “VALBONA”, që merret me kultivimin e perimeve në serra, me pronar Besim Zekaj. Në rast të largimit të taksës, ky biznes rrezikon të mbyllet. Në takim me Këshillin Drejtues të AAK-së në Deçan, fokus i diskutimit ishin zgjedhjet e brendshme në parti, dhe në këtë frymë, sot edhe në nëndegën Carrabreg i Ulët filloi procesi i zgjedhjeve të brendshme.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”

RH
 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat