Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përmes një shkrimi në Facebook, ka lëshuar një deklaratë që thotë se është qëndrim i përbashkët edhe me politikën e jashtme të Shqipërisë.
Sipas kësaj deklaratë, Konjufca dhe Cakaj, nënvizojnë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.
Konjufca e Cakaj janë të mendimit se ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.
Në fund të kësaj deklarate, thuhet se këta të fundit nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund.
Ja deklarata e plotë:
Deklaratë e Përbashkët
Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!
GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ