Gecaj për ata që nuk duan heqjen e taksës: Nuk është gjë tjetër pos mjegullim

Aktuale

Gecaj për ata që nuk duan heqjen e taksës: Nuk është gjë tjetër pos mjegullim

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 19:36
Bajram Gecaj

Heqja e taksës dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet nga qeveria e tanishme ka bërë zhurmë të madhe sidomos tek opozita.

Bajram Gecaj anëtar i LDK-së, ka thënë se, zhurma rreth taksës nuk është tjetër pos mjegullim apo largim vëmendjeje nga krimi dhe e keqja.

Postimi në Facebook:

“Ujku do mjegull” ...

... prandaj, edhe zhurma rreth taksës (tarifës) nuk është tjetër pos mjegullim apo largim vëmendjeje nga krimi dhe e keqja ... raportimi mbi PTK-në si një strehë e familjarëve të politikanëve është sa irrituese aq edhe tragjike ... është koha e fundit tu themi STOP dukurive të tilla degjeneruese e kriminale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat