Flet kryeministri Kurti, zbulon gjithçka çfarë ndodhi në Londër nga ballafaqimi me Bernabiç, ka një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Flet kryeministri Kurti, zbulon gjithçka çfarë ndodhi në Londër nga ballafaqimi me Bernabiç, ka një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 19:36
Pamje nga samiti

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë në Londër, në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar gjithçka se çfarë ndodhi në këtë Samit.

Kurti fillimisht tregon se në Londër kishte rastin të takohet me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shefi qeverisë thekson se punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

Ai mes të tjerave, jep lajmin e mirë se, “do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht”.

“Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura - do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta”, deklaroi Kurti.

Ja shkrimi i Kurtit:

Sot në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër pata rastin të takohem me udhëheqësit e saj dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht sot bëhen tri javë nga votimi në Kuvend i qeverisë sonë, dhe gëzohem që në këtë ditë pata rastin të flas për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjëve tanë sidomos në teknologjinë informative, infrastrukturën që ndërlidh e mundëson zhvillim, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit etj.

Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht.

Tashmë me Republikën e Shqipërisë kemi 77 marrëveshjeve të arritura - do t’i shtojmë energji e dinamikë të re implementimit të tyre. Si Qeveri e Kosovës do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në projektet e interesit të përbashkët duke synuar edhe mbledhje të përbashkëta të qeverive me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat