Anton Quni me takime të rëndësishme, jep detaje se çfarë biseduan

Aktuale

Anton Quni me takime të rëndësishme, jep detaje se çfarë biseduan

Nga: A.SH Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:56
Anton Quni dhe Bojan Bertoncelj

Ministri i Mbrojtes, Anton Quni ka falënderuar për mbështjetje dy ambasadorët atë të Sllovenisë dhe të Malit të Zi më të cilët pati edhe takime.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy ambasadorët shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin bilateral në mes shteteve tona.

Postimi në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj me të cilin biseduam rreth thellimit të bashkëpunimit të shteteve tona në fushën e sigurisë.
Ai më solli edhe Letrën e urimit të dërguar nga homologu im slloven, që shpreh gatishmërinë e shtetit Slloven dhe mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes për mbështetjen e mëtejme në arritjen e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes, në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes dy shteteve tona.

Edhe me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, zhvilluam një takim të ngrohtë në të cilin Ai më përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor.Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat