Haradinaj: Ende Gjykata s’ka thënë se ka vrasje politike

Aktuale

Haradinaj: Ende Gjykata s’ka thënë se ka vrasje politike

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:40
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, thotë se nuk duhet ngutur dhe të quhen ‘vrasje politike’ vrasjet e pasluftës për të cilat asnjë gjykatë nuk ka dhënë një vendim të tillë.

“Nuk dihet a janë vrasje politike, inshalla zbulohet e vërteta”, tha Haradinaj në Pressing.

“Do të mbeten me gishta në gojë r të gjithë ata që po mundohen me i shpallë vrasje politike ende pa thane diçka Gjykata”, theksoi ai.

Thotë duhet kërkuar zbardhja e çdo vrasje, por nuk duhet prejudikuar nëse ishin vrasje politike.

"Por nuk do të kisha prejudikuar se çfarë vrasje është. As familja nuk e di çfarë vrasje është pa vendim të Gjykatës”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Gjykata Speciale ka me u marrë me rehabilitimin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat