​Në Kosovë nuk ka koronavirus

Aktuale

​Në Kosovë nuk ka koronavirus

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së, se dy paciente të kthyera nga Italia janë hospitalizuar në Klinikën Infektive, SHSKUK.

“Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR të dy pacientë.

Testi ka rezultuar negativ, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat