“Nasimi humbi toruan”, veprimtari i LDK-së i reagon ashpër Nasim Haradinajt, ka disa fjalë edhe për Gjykatën Speciale

Aktuale

“Nasimi humbi toruan”, veprimtari i LDK-së i reagon ashpër Nasim Haradinajt, ka disa fjalë edhe për Gjykatën Speciale

Nga: N.H Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 23:39
Nasim Haradinaj

Faik Imeri, ekspert i antiterrorizmit dhe vëlla i Haki Imerit i vrarë paslufte deklaroi se janë duke punuar për zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë.

Imeri u shpreh se beson në punën e Gjykatës Speciale.

Kurse Analisti politik, Blerim Latifi, ka reaguar pas thirrjes së vëllaut të Haki Imerit, Faik Imeri. Sipas Latifit, nga kjo telefonatë u mësua diçka që nuk është ditur më herët.

E ndaj këtyre deklaratave të Latifit, por edhe të Nasim Haradinajt, ka reaguar veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, shprehet se tensionet nga frustrimi për vetë temën, ngritën temperaturat në mes debatuesve në panel, dhe sidomos me kyçjen në debat nga lidhja telefonike e Faik Imerit, vëlla i ish aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, i cili u prezantua në debat si familjar dhe ekspert i anti-terorizmit.

Ndërsa, sa i përket Nasim Haradinajt, Bajraj konsideron se inkuadrimi i këtij të fundit në lidhje telefonike ishte skandaloze dhe tmerrësisht ekstreme, i cili nga tensioni kontekstual përdori një fjalor denigrues dhe linçues deri në ekstrem absurd.

Ja shkrimi i plotë:

Image
Fatmir Bajraj

Në Presing, 360 gradë !

Në një debat të filluar enkas për Gjykatën Speciale dhe mundësinë e konfirmimit të ngritjës së aktakuzave të para nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special i kësaj Gjykate, ku në debat ishin ftuar ; avokati Arianit Koci dhe filozofi Blerim Latifi, u pa qartë se tensionet nga frustrimi për vetë temën, ngritën temperaturat në mes debatuesve n'panel, dhe sidomos me kyqjën në debat nga lidhja telefonike e Faik Imerit, vëlla i ish aktivistit të vrarë të LDK-së, z.Haki Imeri, i cili u prezantua në debat si familjar dhe ekspert i anti-terorizmit.
Pohimi i z.Imeri se në lidhje me zbardhjën e vrasjeve politike është i formuar një grup i organizuar i familjeve të dëmtuara në baza vullnetare dhe në mbeshtetje të Gjykatës Speciale, siq duket irritoj dhe trembi ish këshilltarin e Kadri Veseli, filozofin, Blerim Latifi, i cili e quajti risi në gjithë procesin, ei cili do ngritë tensione politike për çfarë skena politike e vendit s'ka nevojë.

- Inkuadrimi i Nasim Haradinajt në lidhje telefonike ishte skandaloze dhe tmerrësisht ekstreme, i cili nga tensioni kontekstual përdori një fjalor denigrues dhe linçues deri në ekstrem absurd.
Nasimi, shkoj aq largë, duke cilësuar LDK-në dhe vet Presidentin historik Rugova, njeri të dëgjueshëm dhe servil të Millosheviqit, i cili kishte shkuar në Beograd dhe kishte kërkuar nadalimin e bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe.
Ai la t'kuptohet se ; poqese vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së, cilësohen si politike, atëherë edhe krahu tjetër, (UÇK-ja) ka të vrarë nga akrahu tjetër (aludimi në LDK-në).
- Nasimi humbi toruan dhe me apo pa vetëdije, sikur mori përsipër si t'mirëqenë kualifikimin e Shtabit të Rognerit për gjëja tradhëtinë e Ibrahim Rugovës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, kinse për faktin e bashkpunimit të Tij dhe të Lvizjes të ciles i ka pri, me regjimin kriminal të Millosheviqit, duke kursye këtë të fundit me pengimin e kryengritjës së armatosur me herët kunder Serbisë.

Gani Geci dhe shkelqimi i Tij !

Paraqitja dinjitoze e bashkluftetarit të komandantit legjendar, Adem Jashari, ushtarit të lirisë, z.Gani Geci, njëherit edhe besnik i Presidentit historik Rugova, me saktësinë dhe korrektësinë e informatave, tipar ky që përshkon karakterin e Ganiut, sikur ngriti edhe më teper tensionin në ish këshilltarin e kryespiunit Rognerist, z.Kadri Veseli, z.Blerim Latifi, i cili u vu n'siklet dhe reagimi i këtij të fundit ishte në afekt dhe n'panik, gjë që verehej në gjuhen e trupit dhe t'levizjeve dhe për cilësime e kualifikime jasht "lekurës" dhe formimit të Tij.
Megjithatë, Gani Geci, ruajti qetësinë (vyrtyt i trimave të profilit Geci), dhe arriti të kontriboj në sqarimin e poziciont personal, familjar dhe të atyre që vuajnë nga humbjet e pësuara nga krimi politik target i të cilit ishte LDK-ja, Presidenti historik Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij të afërm, që nga Enver Maloku e deri të gazetari Bardhyl Ajeti !

Sonte, për habinë time, dhe jo vetëm timën, qendrimi i drejtuesve të emisionit n'Ekspres, ishte korrekt dhe realist, përballë një hileqari perfid siq u deshmua avokati Arianit Koci dhe servilit ekstrem të kryespiunit të sherbimit kriminal dhe anti kombëtar, z.Kadri Veseli (SHIK), apo ishte sjellja e tyre si reakcion dhe konseguencë e paraqitjes së kundert të dy panalistëve, megjithatë, ditet në vijim dhe me gjasë edhe gjatë gjithë vitit, do kemi tensione dhe ngritje temperaturash ne këtë dhe studio tjera televizive për një temë të mbarsur e komplekse skajshmerisht.

Gjaykata Speciale do ndaj shapin nga sheqeri, dhe me gjasë shumë prej syrësh, të "shitur" e promovuar si heronjë, do rezultojnë si kriminel dhe vrasës e urdhëdhënës të vrasjeve politike për intersa meskine pushteti dhe n'sherbim të armikut shekullor.
Kjo Gjykatë, do e heqë mjegullën përfundimisht, për t'kuptuar se kush ishte kolaboracionist e kush hero, fakt ky që do heqë qafe polarizimin e shoqërisë sonë dhe do ndeshkoj kriminelët e shitur si heronjë deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat