Reagon familja e Haki Imerit ndaj Blerim Latifit, ka dy fjalë edhe për Baton Haxhiun

Aktuale

Reagon familja e Haki Imerit ndaj Blerim Latifit, ka dy fjalë edhe për Baton Haxhiun

Nga: N.Sh. Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:12
Baton Haxhiu dhe Blerim Latifi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ndaj profesorit Blerim Latifi, pas deklaratat e tij të dhënë mbrëmë në një emision televiziv.

Në këtë emision vëllai i Hakiut, ishte në linjë direkte ku foli në emër të shoqatës “Thirrje për Drejtësi”, shoqatë kjo e krijuar nga familjarët e viktimave të pasluftës, të cilët po kërkojnë me vite drejtësi.

E kërkesat e tyre në Kosovë gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër, ata kanë marr mundin që të kërkojn drejtësi edhe nga Gjykata Speciale, për zbardhjen e rasteve të më të dashurve të tyre.

Familja Imeri, thotë se Latifi u mundua që të devijon temën gjatë atij debati, kur tha se ky grup është i rrezikshëm dhe po merr kahje tjetër. Madje këtë ai e lidhi edhe me LDK-në.

E pas kësaj, familja e Haki Imerit, tregon se Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale po lëvizin drejt një epilogu të pritshëm.

Sipas kësaj familje, parashikimet e Baton Haxhiut i cili ka thënë se nuk mund të ketë arrestime derisa të kryhet marrëveshja me Serbinë nuk po dalin të sakta.

Lexojeni reagimin e familjes së Haki Imerit të publikuar në Facebook:

Me ne fund po duket se Dhomat e Specializuara te Gjykates Speciale po levizin drejt nje epilogu te pritshem.

Parashikimet e Baton Haxhiut dhe shpikjet e mbremshme te Blerim Latifit ish keshilltari i Kadri Veselit i cili mbreme ne Pressing u mundua te devijoje temen duke nxjerr nga brezi pushken e jevgut me barut te lagur.

Thirrja per drejtesi eshte nje shoqate e cila kerkon ndriçimin e vrasjeve politike e kjo shoqate jemi ne familjet e viktimave te shikut te cilin e ka drejtuar Kadri Veseli .

Tash devijimet qellimshme te Blerim Latifit qe ti jep nje kahje tjeter debatit te mbremshem eshte porosi se bishtat e shikut nuk jane akoma n gjendje te pranojne qe krimet duhet te ndriçohen, madje do te ishte shume e pergjegjsme dhe njerezore qe Blerim Latifi te kerkon edhe ndriçimin e dajes se tij i cili eshte vrar 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat