Kriminelët serbë ia vranë më të dashurit në shtëpi, Gjykata Speciale e fton si të dyshuar, por ja çfarë thotë ushtari i UÇK-së për Specialën

Aktuale

Kriminelët serbë ia vranë më të dashurit në shtëpi, Gjykata Speciale e fton si të dyshuar, por ja çfarë thotë ushtari i UÇK-së për Specialën

Nga: N.Sh. Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:43
Faik Zogaj

Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një luftëtar tjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe Specialja e ka ftuar Faik Zogajn, në cilësinë e të akuzuarit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se nuk do ti përgjigjet kësaj gjykate pasi nuk e njeh.

Zogaj shkruan se, në këtë Gjykatë nuk do të shkon derisa kjo të i dënon kriminelët që i vranë më të dashurit e tij brenda shtëpisë.

Ai thekson se kurrë nuk është ndier më i nderuar dhe i respektuar se sa kur ishte pjesë e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t'ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e te Akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do i përgjigjem më datë 21.03.2020. Sepse une Personalisht nuk e njof ket Gjykad derisa kijo gjykat ti denon Kriminelet qe me i Vran me te .Dashurit e Mi brenda ne Shtepi

-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!

-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!

Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat