​Veliu: Të punojmë bashkë, Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm

Aktuale

​Veliu: Të punojmë bashkë, Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:49
Foto nga vizita

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu për herë të parë prej kur ka marrë detyrë ka parakaluar para Njësiteve të Specializuara të Policisë së Kosovës.

Para njësiteve që ishin rreshtuar për një nderim të tij, ministri Veliu iu premtoi atyre mbështetje dhe tha se duhet të punojnë bashkarishtë që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm.

***

“Policia e Kosovës krahas sfidave ka arritje, por duhet të punojmë bashkarishtë që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm para qytetarëve të Kosovës, por edhe bashkërisë ndërkombëtare”, tha Veliu.

Ndërsa, drejtori  i Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se do të angazhohen maskimalisht për një siguri më të mirë Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka vizituar Policinë e Kosovës, ku është pritur nga drejtori i Përgjithshëm, Rashit Qalaj me vartësit e tij.

Kjo është vizita e parë e ministrit Veliu me drejtorin Qalaj.

Në këtë takim mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Më pas ministri Veliu pritet të vizitojë kampin e Njësive të Specializuar të Policisë së Kosovës, ku do të deklarohet për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat