Formohet Komisioni për Mbikëqyrje të AKI’së, e udhëheq PDK’ja

Aktuale

Formohet Komisioni për Mbikëqyrje të AKI’së, e udhëheq PDK’ja

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:41
Kuvendi i Kosovës

Është konstituar Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Atë do ta drejtojë PDK’ja.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhelili, ka thënë se ky komision përveç që do ta bëjë mbikëqyrjen e kësaj agjencie do ta bëjë edhe hetimin e saj.

Anëtarët e tjerë të saj janë Mefail Bajqinovci, Sali Zyba dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje, Lirije Kajtazi e LDK’së, Gazmend Bytyqi nga PDK’ja, Gazmend Syla i AAK’së, Endrit Shala nga Nisma, Slavko Simiq i Listës Serbe, Rasim Demiri nga 6plus,

Mbledhja e komisionit ka vazhduar pa prezencën e mediave dhe shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat