Demaçi për Albin Kurtin: Me mbyt e mbyt, por pe nuk lëshon

Aktuale

Demaçi për Albin Kurtin: Me mbyt e mbyt, por pe nuk lëshon

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:38
Albin Kurti dhe Adem Demaçi

Ish i burgosuri politik, Naim Ramadani, nga Ferizaj kujton një bisedë të vitit 2008 me Adem Demaçin, lidhur me të ardhmen politike të Albin Kurtit.

Në një intervistë, Ramadani ka treguar se e kishte pyetur nëse vetë Demaçi kishte gatishmëri të bëhej president po të arrihej konsensus politik në mesin e partive shqiptare.

“Amerikanëve, tha, iu bi në gjunjë, por tash duhet me pasë kompetenca. Tha: Nuk ka shtet pa referendum. I thashë: Po Albini? Tha: Albini është edhe ma i ‘koqitë’ se unë. Tha: Me mbyt e mbyt, po pe nuk lëshon. I thashë: Po kur vjen koha e tij? Tha: Më 2018. I thashë: Larg. Aa, tha, me hy në politikë dhe me mbërri mrena natës, kejt kishim hy. (Albini,v.j.) e ka mirë, tha”, kujton Naim Ramadani bashkëbisedimin me Demaçin, te varri i të cilit kryeministri Kurti e kryekuvendarja Osmani bënë homazhe në 12-vjetorin e Pavarësisë. “Qe, njerëzit e mëdhenj i dinë senet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat