Senatori Bob Dole së shpejti me statujë në Prishtinë

Aktuale

Senatori Bob Dole së shpejti me statujë në Prishtinë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:46
Bob Dole dhe Philip Kosnett

Senatori amerikan Bob Dole, së shpejti do ta ketë gati statujën e tij në Prishtinë.

Kjo vepër arti do të jetë e punuar nga skulptori Luan Mulliqi.

Me këtë rast ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, i ka dorëzuar fotografinë e statujës.

“Ka qenë nder që personalisht të ja dorëzoi personalisht fotografinë e statujës së Senatorit Dole të punuar nga Luan Mulliqi që do të vendoset në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm “- tha Kosnett.

Në anën tjetër senatori Dole, lavdëroi punën që po e bën diplomati amerikan në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat