Osmani takon ambasadoren Gomes, premtohet mbështetja e Luksemburgut për projektet në arsim e shëndetësi

Aktuale

Osmani takon ambasadoren Gomes, premtohet mbështetja e Luksemburgut për projektet në arsim e shëndetësi

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes, me të cilën  u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy shteteve.

Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën me ekspertizë në sferën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përveç kësaj, ajo ka bërë të ditur se Luksemburgu do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka falënderuar ambasadoren për ndihmën nga shteti i Luksemburgut, duke kërkuar gjithashtu shtirjen e bashkëpunimit në sferën e parlamentarizmit dhe të grupeve të miqësisë ndërparlamentare.

Osmani ka bërë të ditur se një nga synimet e saj në krye të Kuvendit do të jetë edhe çështja e mjedisit.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se duhet bërë më shumë për politikat mjedisore që synojnë uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, zhvillimin e energjisë së ripërtërishme, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat