AKR pjesë e Qeverisë Kurti? Flasin nga partia e Pacollit

Aktuale

AKR pjesë e Qeverisë Kurti? Flasin nga partia e Pacollit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 15:45
Behgjet Pacolli, Albin Kurti

Sot gjatë ditës në media u raportua se AKR e Behgjet Pacollit do të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti.

Në bazë të kësaj marrëveshje të raportuar, AKR do të kishte tri pozita të zëvendësministrave, teksa e njëjta do të hynte në fuqi pas miratimit të buxhetit.

Mirëpo, informacione të tilla i kanë mohuar nga AKR. Sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli ka thënë se nuk ka diçka të tillë, teksa ka thënë se kryetari i partisë është jashtë shtetit.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zyrtarë të LDK-së, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefon, teksa për këtë çështje nuk ka folur as kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Nuk ka diçka të tillë. Presidenti aktualisht është jashtë shtetit dhe nuk e kam një informacion të tillë”, ka thënë Makolli.

Media ka raportuar edhe sot gjatë ditës për zëvendësministrin e Financave dhe Transfereve, Ilir Alija që në të kalurën kishte qenë pjesë e partisë se Pacollit.

Ilir Aliu për disa vite rresht ka qenë drejtor gjeneral në Bankën Ekonomike. Shumicën e aksioneve në këtë bankë i ka familja e Behxhet Pacollit.

Nga ana tjetër, gjatë votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Kosovës, AKR-ja e ka votuar qeverinë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat