Vjen kritika për kryeministrin Kurti, ka një propozim se si të bëhen emërimet e këshilltarëve

Aktuale

Vjen kritika për kryeministrin Kurti, ka një propozim se si të bëhen emërimet e këshilltarëve

Nga: N.H Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:21
Albin Kurti dhe Erzen Vraniqi

Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një kritik për kryeministrit aktual, Albin Kurti, i cili është duke vazhduar me emërimet e këshilltarëve në kabinetin e tij.

Zogaj me këtë rast ka propozuar që kjo mos të bëhet një nga një, që sipas tij, t’iu bëhet publicitet, por që ta kompletoje kabinetin dhe t’i publikojë emrat e tyre në web faqe pa ndonjë prezantim.

Ja shkrimi i tij:

Image
Petrit Zogaj

Nga qeveria e kaluar eshte kriju nje averzion ndaj emerimeve te zevendes-ministrave, koordinatoreve e keshilltareve saqe tash do te duhej me e pase te qarte Kurti e qeveria e tij qe kjo sage e emerimeve dhe e berjeve publike, nuk eshte qe i ndihmon shume.

Pak e cuditshme qysh njerezit ne LV (disa te pakten) po e promovojne kete qasje. S’behet lajm, s’eshte lajm secili qe behet pjese e kabinetin Kurtit.

E aq me pak vazhdimi i pafund i emerimeve ‘nje-nga-nje’ i ketyre personave. E thjeshte eshte kjo ceshtje: kompleto kabinetin dhe vendosi ne webfaqe, shpejt merren vesh se kush jane dhe nuk mbesin pa publicitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat