Ish-kryesuesja e bordit të Telekomit, ka 4 vende tjera të punës

Aktuale

Ish-kryesuesja e bordit të Telekomit, ka 4 vende tjera të punës

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:48
Besa Shatri – Berisha

Qeveria e Albin Kurtit javën e kaluar ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Telekomit, të cilin e kryesonte Besa Shatri – Berisha. Gruaja e deputetit të AAK’së, Bekë Berishës, nuk do të mbes keq sepse ka edhe katër vende të tjera të punës. Ndër to, ajo vazhdon të jetë e punësuar edhe në KEK. Shatri tregon se aty punon që 11 vite, ndërsa shkarkimin nga Telekomi e quan “politik”.

Kryeministri Kurti ka mundur ta shkarkojë Besa Shatri – Berishën nga një pozitë, megjithatë ajo vazhdon të punojë edhe në një ndërmarrje tjetër publike.

Shatri është menaxhere e kontabilitetit në Korporaten Elektroenergjetike të Kosovës. 

Në deklarimin e pasurisë që deputeti Bekë Berisha e ka bërë në vitin 2019, gruaja e tij merr pagë vjetore më shumë se 20 mijë euro në KEK.

Shatri  ka treguar se aty punon që 11 vjet dhe se është menaxhere e Kontabilitetit Qendror.

Shatri-Berisha, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, merrte pesë paga nga pesë vende të ndryshme, dy prej tyre kompani publike, derisa u shkarkuar nga kryesimi i bordit të Telekomit. Dy të tjerat janë kompani private dhe një organizatë joqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat