​Ministrja Haxhiu: Do të ndihmojmë nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

Aktuale

​Ministrja Haxhiu: Do të ndihmojmë nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:41
Albulena Haxhiu në takim përfaqësueset e Shoqatës së nënave vetushqyese në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e Shoqatës së nënave vetushqyese në familje, të cilat ballafaqohen me sistemin e drejtësisë dhe nëpërkëmbjen ligjore.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen gratë, pabarazitë dhe neglizhencën ligjore, vendimet e padrejta gjyqësore si dhe diskriminimin e dyfishtë në ndarjen e të drejtës.

Ministrja Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet barazia para ligjit, respektim të procedurave gjyqësore dhe vendime të drejta e të paanshme nga ana e gjyqësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat