Zyrtari i lartë i LDK-së i reagon ashpër Nasim Haradinajt pas akuzave ndaj presidentit Ibrahim Rugova, ja çfarë i përmend

Aktuale

Zyrtari i lartë i LDK-së i reagon ashpër Nasim Haradinajt pas akuzave ndaj presidentit Ibrahim Rugova, ja çfarë i përmend

Nga: N.H Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:19
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, edhe gjatë ditës së sotme ka ngritur një varg akuzash për presidentin e ndjerë të Kosovës, doktor Ibrahim Rugova.

Ndaj këtyre deklaratave të Haradinajt, ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta.

Ai ka kritikuar fillimisht mediat për hapësirën që po i japin këtij të fundit.

Meta duke treguar se për kënd e ka fjalën, me ironi ka thënë se Haradinaj ishte gjeniu i LPK-së e UÇK-së, dhe deri dje edhe i PDK-së e AAK-së.

Ja shkrimi i tij:

T7, është mirë që këtë heroin e gjallë të luftës në Prekaz dhe Koshare, këtë "gjeniun" e LPK-së e UÇK-ës, dhe deri dje edhe të PDK-së e AAK-ës, z. Nasim Haradinajn - përveç në emisionin "Frontal (Live)", ku i përndrituri ishte sot, ta thërras sonte Live edhe në "Lajmet Qendrore", dhe gjithashtu Live ta kenë fill pastaj (pasi ta ushqejnë mirë) edhe në "Pressing" (mbramë u detyrua heroi kombit të ndërhynte përmes telefonit - çfarë maltretimi!), dhe pastaj, pas nja dy çajave t'serrt, ta qojnë drejt e te Fidani!

Besa besa, boll mirë kish qenë, me lanë pastaj të kotet pak, dhe drejtë e n'Programin e mëngjesit, po ashtu Live...!

Këtij "heroi të gjallë dhe Gjenerali e prijësi më me nam të Kombit" (fill pas Skënderbeut) sikurse edhe "njërës nga pandat dhe mendjet më të veçanta te Kombit", e këtij "diplomati të thekur" që ka lan pa mend Bill Clintonin e Toni Blerin dhe Shroderin - në fakt, po të ishte Kosova vend mirënjohës ndaj vlerave - do të duhej t'i kishin punësuar një asistente që ia mbanë agjendën e pjesëmarrjes në emisione, dhe një vozitës që t ‘arrijë gjithandej në çdo studio e tv, dhe t'a thotë pa nda, por edhe t’a zbërthejë me fakte:

- "Se Ibrahim Rugova është tradhtar", dhe se "e gjithë Kosova që e mbështeste Presidentin, janë poashtu...!
"Përveç tjerash, ngase, kështu ka qenë "Verdikti" i Drejtorisë Politike dhe i Shtabit të UÇK-ës, dhe ngase kështu mendon Nasim mendjendrituri...!"

Çfarë Bullshiti po reprodukojmë e konsumojmë...
- Zoti na e boftë hallall!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat