Sipas rregullores së re të punës së qeverisë zëvendësministrat e Kosovës kanë të drejtë të kenë 30 këshilltarë, lidhur për këtë ka reaguar zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “fatkeqësisht, krejt çka paskan bërë në ato takimet për gjoja zhvillimin ekonomik të Kosovës paska qenë kjo Rregullore se si Zëvendësministrat të zëvendësohen me Këshilltarë”.
Postimi i plotë:
Ky është një lajm i rëndë për dy arsye:
- 30 këshilltarë do t'i kushtojnë buxhetit të Kosovës 1 milion euro në vit (nëse me pagë të Kosovës pranojnë të angazhohen 10 këshilltarët e jashtëm).
Fatkeqësisht, krejt çka paskan bërë në ato takimet për gjoja zhvillimin ekonomik të Kosovës paska qenë kjo Rregullore se si Zëvendësministrat të zëvendësohen me Këshilltarë.
- A e mbani mend qe sa vite Dulla e Hakiu na shiten për njerëz të ditur. Çka i duhen një "të dituri" si H. Abazi 15 këshilltarë? Po për një ekonomist "të shquar" si Dulla a janë tepër 15 këshilltarë?
Miq të mi!
Sa për kuriozitet - Kompetencat e ZVKryeministrit të Kosovës përshkruhen në një rresht të vetëm - E zëvendëson Kryeministrin!
#BurdushQeveria