“I thash Azem Sylës se Blerim Kuçi nuk do të pushkatohet, pa u pushkatuar edhe unë”

Aktuale

“I thash Azem Sylës se Blerim Kuçi nuk do të pushkatohet, pa u pushkatuar edhe unë”

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Blerim Kuçi dhe Sokol Dobruna

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka rrëfyer një komunikim të tij me Azem Sylën, ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën, lidhur me dënimin me pushkatim të gjykatës së luftës ndaj Blerim Kuçit.

Dobruna, në “Debat Plus” ka treguar se Azem Syla ia kishte bërë atij me dije se Gjykata Ushtarake e UÇK-së “nuk është gjykatë civile”.

Rrëfimi ka të bëjë për kohën e gjykimit ndaj Blerim Kuçit, të dënuar me pushkatim nga gjykata ushtarake, por të liruar më pas sipas ligjit të ekzekutimeve penale të së njëjtës gjykatë.

“Më pati thënë Azemi [Syla]: ‘Baci Sokol, a e dini që kjo nuk është gjykatë civile’. Unë i thash se ‘qitu unë nuk ka me vendos me u pushkatu ky, pa u pushkatu edhe unë’. Është fjala për Blerimin [Kuçin]”, ka thënë Dobruna.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, në një intervistë për Klan Kosovën më 2015, kishte deklaruar se ai e kishte dënuar me pushkatim, Blerim Kuçin, me akuzën se kishte dezertuar gjatë luftës.

Sokol Dobruna është jurist me profesion. Ai është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ka dëshmuar nga prokurorët e specializuar në dhjetorin e vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat