Ja çfarë kishte shkruar ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së në letrën dërguar ish presidentit Rugova

Aktuale

Ja çfarë kishte shkruar ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së në letrën dërguar ish presidentit Rugova

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:52
Sokol Dobruna

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për takimet që ka pasur me Ibrahim Rugovën dhe oferta për luftë të hapur me Serbinë.

Dobruna, ka thënë se Ibrahim Rugovës i ka shkruar një letër në atë kohë.

“Ibrahim Rugovës i kam shkruar se ka tradhtuar veprën e vet. Na ke treguar në kopertinë që Pjetër Bogdani ka qenë me pushkë e me pendë. Me pendë në rregull, po pushka ku mbeti? Asgjë më shumë nuk i kam thënë. Letrën ia kam shkruar para luftës”, tha Dobruna.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe për një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në shtëpinë e këtij të fundit në Lakrishte.

“I kam marrë lapsin edhe i kam shkruar: Jemi duke i përgatitur një palë rroba rezervë demokracisë në Kosovë. Cili është mendimi yt?”.

“Mirë. Kujdes të lutëm”, më ka shënuar Rugova.

Dobruna thotë se ma kaq e ka lënë pasi e ka ditur që është i përgjuar nga shërbime të ndryshme.

“Ka përfunduar me aq. Unë e kam rrugën time, ti merre rrugën tënde”, më ka thënë në fund Rugova.

Dobruna thotë se më këtë e ka kuptuar se Rugova mendon se rruga e tij është më e mirë dhe se ai bashkë me të tjerët ka vazhduar rrugën e luftës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat