E quajti Rugovën “tradhtar të kombit”, profesori i reagon ashpër Haradinajt: Së shpejti gjykata…

Aktuale

E quajti Rugovën “tradhtar të kombit”, profesori i reagon ashpër Haradinajt: Së shpejti gjykata…

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 08:06
Nasim Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të OVL- të UÇK-së Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e ka quajtur “tradhtar të kombit” presidentin Ibrahim Rugova.

Maxharraj në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Haradinaj, para se të flas për Rugovën, duhet të falet.

Ai ka theksuar se Haradinaj është me “plotë mëkate” për shkak të dyshimeve për pasurinë e tij, teksa ka shtuar se përgjigjet për këtë do t’i jep gjykata së shpejti.

Maxharraj e ka quajtur "bullshit" Haradinajn.

Reagimi i Maxharrajt:

Bullshiti Nasim Harajdinaj paska pa ëndërr Rugoven.

Njëfarë bulleshiti me emrin Nasim Harajdinaj, i cili po byrketet nëpër portale e paska pa keq ëndërr Presidentin Ibrahim Rugova, duke e quajtur si tradhtar të kombit.

Bullshitet edhe kur flejnë i frikësohen Presidentit Ibrahim Rugova.

Por, ky farë bullshiti në krahasim me Rugovën duket më i vogël se sa një plesht që kërcen nëpër jorgan.

Ky farë bullshiti përpara se të vendos ta thotë vetëm edhe një fjalë për Presidentin Ibrahim Rugova më parë duhet të shkojë në shtatë xhamia të merr abdes dhe të falet, sepse ky bullshiti është me plotë mëkate.

Është me plotë mëkate, sepse para syve të popullit krijoi pasuri enorme, mënyrën se si e ka bërë le ta tregojë vetë ose më vonë do të na tregojë gjykata.

Bile së shpejti...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat