Ja çfarë thotë Milaim Zeka për zyrtarin e Vetëvendosjes që u intervistua 3 orë nga Gjykata Speciale

Aktuale

Ja çfarë thotë Milaim Zeka për zyrtarin e Vetëvendosjes që u intervistua 3 orë nga Gjykata Speciale

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:46
Milaim Zeka

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka njoftuar se ka përfunduar intervistimin e tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ku është marrë në pyetje si dëshmitar.

“Pas intervistimit tim më datën 24.02. 2020, në kohëzgjatje prej 3 orëve nga Prokuroria Speciale në Hagë në cilesinë e dëshmitarit, po kthehemi në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas kësaj deklarate të Xhemajlit ka reguar ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ku e ka publikuar edhe një fotografi të Xhemajlit dhe avokatit Gafurr Elshani thotë se, Emrushi ka qenë shok me Gafurrin në ilegalitet, në luftë e paqe.

Sipas tij, të dytë janë veprimtarë të mëdhenjë të çështjes kombëtare.

Postimi i Zekës:

Emrush Xhemajli dhe avokati Gafurr Elshani. Momentalisht ne aeroportin e Wienes duke u kthyer per ne Kosove. Emrushi eshte intervistuar nga Gjykata Speciale. Emrushi ka qene shok me Gafurrin ne ilegalitet, ne lufte dhe ne paqe. Te dyte jane veprimtare te medhenje te çeshtjes kombetare. Per keta dy edhe Zoti deshmon se kane qene gjithmone te paster.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat