Dorëheqje nga LDK-ja, kalon në Vetëvendosje

Aktuale

Dorëheqje nga LDK-ja, kalon në Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:47
Foto nga takimi

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar Avni Fetahu i cili ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Podujevës në radhët e LDK-së.

Këtë e bëri të ditur deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci duke thënë se, përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror.

Postimi në Facebook:

Një person shumë i respektuar në treven e llapit, Avni Fetahu i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare.

Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat