Veseli flet sërish për taksën, kjo është thirrja e tij për kryeministrin

Aktuale

Veseli flet sërish për taksën, kjo është thirrja e tij për kryeministrin

Nga: A.SH Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:12
Kadri Veseli

Heqja e taksës dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet ka ngjallë reagime të shumta.

Së fundim kryateri i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar përmes një postimi në facebook duke thënë se, gjithë ky debat publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore.

Postimi në Facebook:

Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb. Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur.

Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës.

Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër.

Por, të gjitha këto, përveç vonesës dhe manipulimit për interesa ditore, nuk zgjidhin asnjë çështje jetike të qytetarëve të këtij vendi.

Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit.

Kryeministri duhet të qartësohet, dhe të mos ikë e manipulojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat