EKSKLUZIVE: Fotografi e paparë e Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Lavrov, duken më të lumtur se kurrë...

Aktuale

EKSKLUZIVE: Fotografi e paparë e Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Lavrov, duken më të lumtur se kurrë...

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:34
Baton Haxhiu, Sergey Lavrov dhe Edi Rama

Një fotografi ekskluzive të siguruar nga gazeta “Bota sot”, e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Rusi e vë në pah buzëqeshjen dhe lumturinë e tij.

Edi Rama, së bashku me gazetarin Baton Haxhiun, i njohur ndryshe si këshilltar i tij, janë shfaqur në krah të Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Buzëqeshja i karakterizon që të dy. Rama dhe Haxhiu po qëndrojnë në Rusi, ata duket se edhe po kalojnë mirë. Megjithatë, për të mos kaluar mirë edhe nuk do të ishin në Rusi!

Gazetari Baton Haxhiu, nuk dihet se në çfarë cilësie po merr pjesë në Moskë, apo si këshilltar i Ramës?

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Rama ka kërkuar në Moskë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Po kemi diskutuar rreth kësaj çështje dhe siç po e shihni po diskutojmë për këtë edhe me ju publikisht. Jemi shumë larg, sepse pozicionet tona janë shumë të qarta. Mendoj se është mire që të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, që ta njohin Kosovën ashtu siç është. Natyrisht kjo nuk përjashton të kundërtën, ne do ta mbështesim gjatë gjithë rrugës dialogun, procesin e pajtimit, gjetjen e një pike të përbashkët që ta bëjmë të mundur këtë njohje”, ka thënë Rama në konferencën e përbashkët me Lavrov.

Rama po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së me ç’rast zhvilloi takim me Lavrov, ku u diskutua me theks të veçantë për konfliktin në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat