Kurti: Barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore

Aktuale

Kurti: Barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se barazia shoqërore nuk është e mundshme pa barazi gjinore dhe se asnjë element i programit qeverisës nuk mund të jetë i mundur pa pjesëmarrjen e plotë të gruas në proces.

Ai gjatë një takimi me përfaqësuesit e Rrjetit të Grave të Kosovës,  Igballe Rugova, Besnik Leka dhe Adelina Berisha tha se kjo pjesëmarrje, nga ana e vet nuk është e mundur pa koordinimin e përbashkët në këtë drejtim.

Ndërsa, Igballe Rugova shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e çështjes gjinore në vend përmes Agjencisë për Barazi Gjinore si akter institucional në Zyrën e Kryeministrit.

“Gratë janë gjysma e pashprehur e popullsisë prandaj angazhimi i institucioneve për gratë është i domosdoshëm”, tha ajo.

Ndryshe, në takim mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat