Akuzoi për shkelje kushtetuese presidentin Thaçi, vjen reagimi i ish-këshlltarit të Veselit ndaj Kurtit

Aktuale

Akuzoi për shkelje kushtetuese presidentin Thaçi, vjen reagimi i ish-këshlltarit të Veselit ndaj Kurtit

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Kadri Veseli

Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas kësaj marrëveshje, FSK-së iu kishte ndaluar hyrja në veriun e Kosovës, në afat të pacaktuar.

Ndaj kësaj ka reaguar ish-këshilltar i Kadri Veselit, Avni Bytyçi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se sipas Kurtit, letërkëmbimi në mes të ish kryeministrit Thaçi dhe Shefit të NATO-s është akt tradhtie.

Bytyçi ka kërkuar nga Kurti që të ofrojë një program qeverisës, pasi sipas tij, sende nuk dihet cilat janë qëndrimet e tij për dialogun, taksën dhe reciprocitetin.

Postimi i tij në Facebook:

Duhet të kuptohet drejtë rrëshqitja frojdiane e Albin Kurtit.

Ai me të vërtetë beson që Amerika është imperialiste, ndërsa NATO është okupuese e territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj logjike, për Albin Kurtin, letërkëmbimi në mes të ish kryeministrit Thaçi dhe Shefit të NATO-s është akt tradhtie.

Sido që të jetë, aman, tregoni që u bë Kryeministër edhe le ta ofrojë një program qeverisës se ende nuk dihet cilat janë qëndrimet e tij për dialogun, taksën dhe reciprocitetin.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, sot ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat