Katër pyetjet e Kurtit për ‘marrëveshjen sekrete’ të Thaçit

Aktuale

Katër pyetjet e Kurtit për ‘marrëveshjen sekrete’ të Thaçit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:13
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Siç njofton zyra e kryeministrit përmes kësaj marrëveshje atë kohë kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Në opinion e Qeverisë për këtë, bëhet me dije se ekzistojnë deshmi e mundësi ligjore që Thaçi të shkarkohet nga detyra e presidentit.

Në opinion e përgatitur rreth marrëveshjes me NATO-n Kurti shtron katër pyetje, permes së cilave tenton të shpjegojë që ky veprim i Thacit është shkelje kushtetuese.

(1) Shkembimi i letrave ndermjet kryeministrit Thaçit dhe sekretarit Rasmussen, a duhet konsideruar akt i lidhjes se nje rnarreveshjcje nderkombetare?

(2) Nese po, fshehja e kesaj marreveshjeje prej Kuvendit te Republikes se Kosoves, a paraqet shkelje te kerkesave kushtetuese per bartjen e kompetencave shteterore te organizata nderkombetare (Nerti 20 [Bartja e Sovranitetit]) dhe ratifikimin e marreveshjeve nderkombetare (Neni 18 [Ratifikimi Marreveshjeve Nderkombetare])?

(3) Nese po, fshehja e kesaj marreveshjeje prej Kuvendit te Republikes se Kosoves, a

Mund te konsiderohet “shkelje e rende e Kushtetutes” ne kuptimin e nenit 91 te

Kushtetutes [Shkarkimi i Presidentit]?

(4) Nese po, a mund te mbrohet presidenti Thaçi nga procedura e shkarkirnit nga pozita e presidentit duke cituar faktin se “shkeljen e rende te Kushtetutes” e kishte kryer perpara se te behej president?

Në shkresën e gjatë, Zyra e Kryeministrit tenton të japë përgjigje në secilën pyetje:

Dokumenti i plotë:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat