Zbulohet si e mori letrën Albin Kurti për marrëveshjen sekrete të Thaçit

Aktuale

Zbulohet si e mori letrën Albin Kurti për marrëveshjen sekrete të Thaçit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:26
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka treguar se nga i erdhi në duar letra e marrëveshjes sekrete të Presidentit Hashim Thaçit.

Kurti ka treguar se këtë letër të nënshkruar nga ish-kryeministrit në atë kohë, Thaçi, nuk e ka gjetur në zyre të kryeministrit.

Por në duar e Kurtit kjo letër erdhi nga një zyrtarë i NATO-s.

“Unë letrën e marrëveshjes nuk e kam gjetur në zyrën e Kryeministrit. Më është dhënë nga një zyrtar i NATOS-s ndaj të cilit jam falënderues.

Duke ju falënderuar NATO-s e morën letërkëmbimin”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, Kurti sot ka këtë marrëveshje e ka cilësuar si shkelje flagrante e presidentit Thaçit dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë të hetojnë këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat