Kurti: Jam i interesuar për takim me Thaçin, por s’ka kush e gjen

Aktuale

Kurti: Jam i interesuar për takim me Thaçin, por s’ka kush e gjen

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:04
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka bërë përpjekje ta takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpo që ky i fundit nuk ka pasur interesim.

Kurti para mediava ka thënë se para së të shkonte në Konferencën e Mynihut, është përpjekur të takohet me Thaçin, por që takimi nuk ka ndodhur.

“Para se të shkojë në konferencën e Mynihut unë jam përpjekur që ta takojë presidentin e Kosovës në mënyrë që të dakordohemi për politikën e jashtme, edhe sot jam i interesuar të takohem.
Prej 3 shkurti, është Qeveria e re, ku u bë ndryshimi i madh politik. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime, por atë e udhëheq unë, politika e jashtme nuk është vetëm Serbia. Unë insistoj se duhet të jemi njëzëri me presidentin në politikën e jashtme”, ka deklaruar ai.

Gjatë konferencës, kryeministri Kurti ka thënë së presidenti Thaçi ishte i interesuar ta takojë atë kur ishte koha për formimin e Qeverisë.

“Jam i interesuar ta takojë edhe për më gjatë se 40 minuta, por s’ka kush ku e gjen. Kur fillojë numërimi teposhtë ka pasur interesim të më takojë, mirëpo jo tash”, ka theksuar ai.

Në konferencën e thirrur për media, kryeministri ka shprehur shqetësimin lidhur me shkëmbimin e letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, lidhur me rolin e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat