Kelmendi publikon ligjin për Ushtrinë e Kosovës: Pa panik

Aktuale

Kelmendi publikon ligjin për Ushtrinë e Kosovës: Pa panik

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:14
Adratik Kelmendi

Gazetari Adratik Kelmendi ka thënë se me ligjin e ri të Kosovës të miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, FSK/Ushtria e Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka publikuar ligjin në një postim në Facebook, derisa ka thënë që të mos bëjnë panik.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Me ligjin e ri të miratuar me 107 vota në Kuvendin e Kosovës, FSK/Ushtria e Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Pa panik, lexojeni ligjin:

LIGJI NR. 06/L-123 PËR FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS
Submit Submit
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 04 JANAR 2019, PRISHTINË
Neni 4
Kompetencat dhe detyrat
1. Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën
dhe interesat e Republikës së Kosovës.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur
dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me komptencat e dhëna
kushtetuese dhe ligjore.
3. Detyrat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë:
3.1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës;
3.2. Mbështetja ushtarake autoriteteve civile;
3.3. Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.
Neni 5
Parimet e FSK
1. Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës
së Kosovës dhe rekrutohet nga shtetasit e Republikës së Kosovës.
2. Forca e Sigurisë së Kosovës është e bazuar në parimet si në vijim:
2.1. Forcë e përqendruar në mbrojtje të vendit;
2.2. Forcë model i përkushtimit vullnetar ndaj vendit;
2.3. Forcë e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat