Koronavirusi – Mjekët e Podujevës në pikën kufitare në Merdare

Aktuale

Koronavirusi – Mjekët e Podujevës në pikën kufitare në Merdare

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:02
Mjekët e Podujevës

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, drejtoria e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë dërguar ekipin mjekësor në pikën kufitare në Merdar.

Ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare dhe të cilët mund të kenë simptomat e infektimit nga koronavirusi COVID-19.

Sot, ekipin mjekësore të vendosur në këtë pikë kufitare e ka vizituar drejtori i shëndetësisë, Zaim Thaçi me bashkëpunëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat