Paralajmërohen hetime, fillon ngritja e çmimit të maskave nga frika prej coronavirusit

Aktuale

Paralajmërohen hetime, fillon ngritja e çmimit të maskave nga frika prej coronavirusit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:15
Foto Ilustrim

Valon Prestreshi i cili është kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka reaguar pas lajmeve për ngritjen e çmimit të maskave në vend.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se koncepti i rritjes së çmimit kur rritet kërkesa është kur furnizimi është konstant apo i njëjtë.

“Nëse furnizimi është konstant apo i njëjtë një kërkesë e lartë lejon që të jetë një çmim më i lartë. Një rritje e kërkesës do të krijojë një rritje të çmimeve nëse furnizimi është afër konstantës. (MIKRO)”, thotë ai.

Prestreshi ka paralajmëruar se nëse furnizuesit e maskave janë marrë vesh për ngritje të çmimit, atëherë do të fillojnë hetimet.

“Nëse të gjithë furnizuesit e Maskave, janë marrë vesh në mënyrë të shkruar apo të bashkërenduar për t’i caktuar apo fiksuar çmimet e këtij produkti, atëherë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës menjëherë do të filloj monitorimin/hetimin preliminar të këtij fenomeni. Fiksimi i çmimit, u’a pa-mundëson konsumatorëve që të bëjnë përzgjedhjen e produktit sipas preferencave, gjithashtu ky lloj fiksimi nga këndvështrimi i politikave të konkurrencës konsiderohet “Kartel”, e që është një ndër format më të rënda të shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka shkruar Prestreshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat