Alija: Publikimi i dokumenteve dhe inicimi i shkarkimit të Presidentit, premtime elektorale të Kurtit

Aktuale

Alija: Publikimi i dokumenteve dhe inicimi i shkarkimit të Presidentit, premtime elektorale të Kurtit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 20:57
Rasim Alia

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alia, ka komentuar publikimin e marrëveshje nga kryeministri Albin Kurti ka bërë para opinionit publik.

Alia në “Dossier D”  ka thënë se publikimi i marrëveshjes që sot e bëri Albin Kurti ka qenë premtim elektoral.

“Unë nuk besoj se Qeveria Kurti do të ndalet me publikimin e kësaj marrëveshje. Do të ketë edhe letërkëmbime tjera që do të bëhen publike”.

Ai ka thënë se edhe inicimi i shkarkimit të Presidentit ishte premtim elektoral i zotit Kurti, përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve politike thotë se 40 deputetë të Kuvendit tash mund të iniciojnë një peticion për të shkarkuar Presidentin nga pozita e tij për shkelje të Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese ka afat shtatë ditë për të vendosur nëse kryeministri i atëhershëm zoti Thaçi e ka shkelur apo jo Kushtetutën”.

Alija thotë se anashkalimi i Kuvendit dhe Presidentes së asaj kohe, janë elemente që mund të konstatojnë se me atë marrëveshje mund të jetë shkelur Kushtetuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat