Vuçiq: Është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 23:16
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është çështje momenti kur do të na kërkohet de fakto apo de jure njohja e Kosovës, në kohën e zhvillimit ekonomik, ku ne jemi vend udhëheqës në Ballkanin perëndimor dhe kemi rritjen më të madhe ekonomike, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se në dhjetor paga mesatare ishte 510, ndërsa disa vite më përpara vetëm 340 euro.

Pas heqjes së taksës ka thënë Vuçiq na pret një presion i jashtëzakonshëm dhe është vetëm çështje kohe kur do na kërkohet njohja e Kosovës me qëllim hedhjen e saj në OKB..

“Qëllimi i tyre është të hedhin Kosovën në OKB dhe ky është thelbi i çështjes. Këtë duhet ta presim dhe është çështje momenti kur do të ndodhë, për një muaj apo tre , apo 6 muaj po do të ndodhë”, tha Vuçiq.

Në lidhje me zëvendësimin e taksës me reciprocitet, ai tha se duhet pritur vendimin e Prishtinës për taksën dhe a do të kërkoj reciprocitetin, por jam i sigurt se do ketë presion në Serbinë.

Rreth planit Ahtisari plus-plus dhe a do të kërkohet mendimi i popullit, Vuçiq tha se ai gjithsesi do të pyetet dhe edhe ai do thotë mendimin e vetë për këtë.

“Do të japin ata (edhe më shumë se plani i Ahtisarit), por do të kërkojnë njohjen de fakto apo de jure të Kosovës dhe realizimin e qëllimit hedhjen e saj në OKB” tha ai.

Kjo është ajo që na pret në periudhën e ardhshme dhe që do ndodhë së bashku me presionin e jashtëzakonshëm në formë kërkese” Diçka që nuk mund të pranoni, në anën tjetër , nuk guxoni të refuzoni” sqaroi Vuçiq.

Vuçiq e pranoi se këtë e ka përjetuar kur palës serbe iu kërkua që në marrëveshjen e Brukselit të vendoset pranimi i hyrjes së Kosovës në OKB dhe që në veri të ketë 30 për qind serb e 70 për qind shqiptarë.

“Vetëm unë Vulin e Gjuriq, ishim kundër të tjerët kanë pranuar, në fund unë kam refuzuar dhe për këtë Kosova sot nuk është në OKB. Të gjithë të tjerët dhe nuk iu a shoh të madhe sepse e di presionin dhe kërcënimi që ishte atë kohë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se edhe asaj kohe ka thënë se nuk tregti dhe marrëveshje nëse nuk hiqet neni për hyrje të Kosovës në OKB dhe të ndryshohet marrëveshja për polici.

“E di çfarë na pret, kam shumë përvojë dhe kam përjetuar shumëçka për të ditur çfarë vjen. Gjithmonë iu frikësohem fjalëve të mira edhe të bukura sepse e di çka vjen pas tyre”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat