Përfundon projekti i BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese të Kosovës

Aktuale

Përfundon projekti i BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese të Kosovës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projektit të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Projekti i Binjakëzimit, me vlerë prej 2 milionë euro, është financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe është zbatuar nga Agjencia e Sanksioneve Penale të Finlandës, nga shtatori 2017.

Projekti u ka asistuar shërbimeve korrektuese dhe sprovuese në rritjen e përdorimit të sanksioneve dhe masave alternative, zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të bazave të të dhënave për shërbimet korrektuese dhe sprovuese, hartimin e akteve nënligjore përkatëse, dhe forcimin e parandalimit dhe riintegrimit të shkelësve të rinj në shoqëri.

Me këtë rast, Apostolova, do të mbajë edhe një fjalim në përmbylljen e këtij projekti.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat