Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë për zbatim të ligjit

Aktuale

Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë për zbatim të ligjit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:52
Xhelal Sveçla dhe Hakan Ejdervik

Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të kryesuar nga Hakan Ejdervik, këshilltar politik për policinë, çështje juridike dhe të zbatimit të ligjit.

“Në këtë takim u diskutua për sigurinë e përgjithshme në Kosovë, veçanërisht sa i përket rendit dhe zbatimit të ligjit, sfidat, planet dhe masat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Me këtë rast zëvendësministri Sveçla shprehi gatishmërinë e tij dhe të MPBAP-së, për bashkëpunimin me zyrën e BE-së në Kosovë, për projekte të rëndësishme që mund të gjejnë mbështetje, me qëllim të realizimit të objektivave kryesore për të bërë vendin tonë, një vend të sigurtë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua për reformat që do të ndërmerren brenda institucioneve të sigurisë, luftimit të krimit të organizuar, sigurinë kibernetike etj. Për të gjitha këto tema, të dy palët u dakorduan se do të gjejnë forma të ndryshme të mbështetjes dhe të bashkëpunimit përfshirë edhe IPA fondet, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve në këtë sferë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat