Ambasadori Abbot në Facebook: Po pres Abin Kurtin në takim

Aktuale

Ambasadori Abbot në Facebook: Po pres Abin Kurtin në takim

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:56
Nicholas Abbott

Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, ka bërë të ditur se momentalisht është duke e pritur për një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abbot në një postim në “Faceboook” ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për të dëgjuar prioritetet e Qeverisë së re.

“Duke pritur kryeministrin Kurti në sallën e pritjes së ambasadorit të FCO-së para takimeve të shkëlqyera me Wendy Morton, ministrin për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikën dhe James Heappeyn, ministër për Forcat e Armatosura, kur isha në Londër në fillim të kësaj jave. Një mundësi e mirë për të dëgjuar për përparësitë e Qeverisë së re”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat