Policia jep detaje për përleshjen fizike ku ishte i përfshirë edhe Xhelal Sveçla

Aktuale

Policia jep detaje për përleshjen fizike ku ishte i përfshirë edhe Xhelal Sveçla

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:17
Xhelal Sveçla

(E plotësuar) - Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u sulmua fizikisht.

Fillimisht, cak i sulmit nuk ishte zv/ministri i Qeverisë “Kurti”, por i dyshuari ka sulmuar një të mitur i cili po shiste krem banane, dhe më pas ka reaguar Sveçla duke tentuar ta qetësonte situatën.

Mirëpo, i dyshuari nuk kurseu as zv/ministrin duke e sulmuar dhe goditur me kokë.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen, ku tha se i dyshuari është arrestuar.

Ndërsa, mediat mësojnë se i dyshuari quhet Lir Skender Kutllovci, dhe është i lindur më 10.10.2000.

***

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje mes disa personave në një kafiteri të Prishtinës, ku ishte i pranishëm edhe zëvendës ministri Xhelal Sveçla.

Mirëpo, policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:54 minuta, derisa, një 20-vjeçar ka sulmuar një person të mitur.

Policia thotë se disa qytetarë të pranishëm kanë intervenuar që të ndalojnë këtë sulm.

“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min. Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmi disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë Hoxha.

Vetëvendosje: Sveçla nuk është sulmuar sot nga askush

Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se zëvendësministri Xhelal Sveçla nuk është sulmuar sot nga askush, por, që kanë deklaruar se ai ka qenë prezent gjatë një konflikti në një kafene në Prishtinë, ku edhe ka reaguar duke thirrur policinë.

Pak minuta më parë në media është raportuar se është sulmuar në një kafene në Prishtinë, zëvendësministri i parë i MPB-së, Xhelal Sveçla.

Mirëpo, këtë lajm e kanë mohuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga zyra për media e LV-së thanë se Sveçla kishte qenë i pranishëm kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur, e se ai ka reaguar duke e thirrur policinë e Kosovës.

“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, ka thënë zëdhënësi i LV-së Arlind Manxhuka.

Rasti ka ndodhur në një kafiteri në vendin e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.

***

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla është sulmuar në një kafiteri “Te Qafa” në Prishtinë.

Sfeçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda kafenes.

“Sfeçla ndërhyri pasi pa një person teksa rrah një shitës ambulant në kafiteri. Përballë kësaj ngjarje nuk ka mundur të qëndroj indiferent z.Sfeçla, andaj reagimi i tij ishte i domosdoshëm”,  tregon dëshmitarët.

Zv/minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës të cilët aktualisht gjenden te kafet e vogla.

Vlen të theksohet se së numri dy i MPB-së ishte i shoqëruar me Alban Krasniqin, bashkëshorin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat